Prej tre ditësh vijon situata e rëndë me zjarret në zonat turistike të Turqisë.
Presidenti truk, Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një vizitë në zonat e prekura nga flakët, aty ku zjarrfikësit po punojnë ditë natë dhe kërcënoi se personat që i vendosin me qëllim këto zjarre do të dënohen me vdekje.
Për shkak të zjarreve 20 persona përfunduan në spital me dëmtime të ndryshme. Autoritetet arrestuan një 34-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi zjarrin pas mosmarrëveshjeve me familjarët e tij.