Bletari Mustafa Alti, dhe i biri i tij, Fehmiu, ishin shumë të zënë duke u kujdesur për kosheret e tyre të bletëve para se zjarret e egra të shkretonin një rajon të pasur baritor të Turqisë, i cili prodhon pjesën më të madhe të mjaltit të çmuar të pishës, që e konsumon bota.
Tani, familja Alti dhe brezat e tjerë të bletarëve në provincën e Muglës, në Egje, mezi po arrijnë të gjejnë punë të tjera për të siguruar jetesën, dhe po pyesin veten se sa dekada do të duhen që jeta e tyre të kthehet në normalitet.
Gati 200,000 hektarë pyje, më shumë se pesëfishi i mesatares vjetore, u dogjën nga zjarret në të gjithë Turqinë këtë vit.