Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish guvernatorin demokrat të Kalifornisë Gavin Newsom në lidhje me zjarret ende të pakontrollueshme që kanë prekur Los Angeles.
“Gavin Neësham duhet të japë dorëheqjen. Ai është fajtor për gjithçka”, shkroi Trump.
Më herët, Trump foli për “paaftësi” dhe “keqmenaxhim” nga Biden dhe Newsom.
Trump ka kërcënuar më parë se do të heqë qeverinë e Kalifornisë nga të gjitha ndihmat federale të zjarrfikësve nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë.