Dy helikopterë nga Greqia ndihmuan në neutralizimin e flakëve në zonën e Dropullit.
Kryetari i baskisë, Dhimitër Toli ka falenderuar shtetin fqinj për ndihmën e ofruar në këtë situatë të vështirë.
Në një prononcim për mediat, ai tha se në fillim u ndërhy vetëm me tre zjarrfikëse, e më pas u kërkua ndihmë nga Greqia, pasi zjarri po kërcënonte banesat pranë zonës.
“Ne kemi marrë të gjitha masat. Kam një falënderim të veçantë për bashkinë Memaliaj, forcat zjarrfikëse të gjithë ata që na mbështetën në këtë situatë. Një falënderim të veçantë kam për qeverinë greke për mbështetjen me helikopter. Fillimisht në orët e para u ndërhy vetëm me tre mjetet e zjarrfikëseve të Dropull më pas kur flaket avancuan në të gjithë zonën u kërkua ndërhyrje nga ajri dhe zjarrfikës të tjerë. Njerëzit që mund të kenë shkaktuar zjarrin duhet të ndalohen dhe të vihen para ligjit. Unë dua të falenderoj të gjithë banorët pasi kanë ndihmuar shumë”, u shpreh Toli.