Ushtria ka dërguar dy grupe të specializuar tek magazina që ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë brenda ka mbetur 33-vjeçari, Arjan Sala.
Ushtrisë i është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse dhe i janë bashkuar kërkimit dhe vënies në kontroll të situatës.
Magazina ka marrë flakë ditën e djeshme, ku Sala ka mbetur brenda saj, dhe deri më tani nuk ka asnjë shenjë se ku mund të jetë ai.
Policia që prej ditës së djeshme po vijon kërkimet, por që për fat të keq ende pa rezultat. Sakaq familjarët sot, kanë bërë apel shtetit që ta gjejnë, qoftë gjallë ose vdekur.