Të dy ishin nisur për të shkuar tek hoteli ku i priste klienti dhe gjatë rrugës, Hermesi i ka shpjeguar Denisës se do të merrte 100 euro nga klienti italian, me të cilin do të kryente marrëdhënie seksuale dhe paratë do t’i ndante me Hermesin.
Zogu i Tiranës, i cili do të kalojë festat e fundvitit pas hékurave pasi u zbulua se ishte pjesë e një skéme próstitucioni është refuzuar nga një klient italian. Sipas madiave, Denisa Neli, një prej vajzave të shfrytëzuara për prostitucion, ka treguar takimin me italianin.
Përpara grupit hetimor, 20-vjeçarja që i bëri gropën Hermes Nikajt rrëfen se para një muaji ‘Zogu i Tiranës’, i ka thënë se duhet të takohen me një italian tek 15-katëshi. Sipas Nelit, Hermesi kishte folur me këtë person në aplikacionin “WhatsApp” dhe kishte bërë pazarin me të. Të dy ishin nisur për të shkuar tek hoteli ku i priste klienti dhe gjatë rrugës, Hermesi i ka shpjeguar Denisës se do të merrte 100 euro nga klienti italian, me të cilin do të kryente marrëdhënie séksuale dhe paratë do t’i ndante me Hermesin.
Në katin e parë të hotelit, janë takuar me italianin dhe Hermesi ka filluar të bisedojë me të në gjuhën italiane, por këtu ka ndodhur e papritura. Klienti italian nuk ka pranuar që të kryejë marrëdhënie me ‘Zogun e Tiranës’ dhe me vajzën në të njëjtën kohë, kështu që i ka kërkuar atij të largohej.
Pas kësaj Hermesi është larguar, ndërsa Neli dhe italiani janë ngjitur në dhomën e hotelit tek 15-katëshi. “Para se të kryenim marrëdhënie, italiani më dha 100 euro. Pas takimit unë shkova te takoja Hermesin tek shtëpia e tij dhe i dhashë 5000 lekë të rinj. Ka pasur edhe disa raste të tjera, kur Hermesi ka gjetur klientë por nuk janë realizuar pasi vonohej,”- mësohet të ketë thënë 20-vjeçarja.