Gjatë seancës plenare, deputetja e PD-së Ina Zhupa, u shpreh se qeveria Rama emëroi dhe shkarkoi ministra, që sipas saj ndërrojnë vetëm kostumin, por i bashkon korrupsioni. Ajo u shpreh se kontrollet e KLSH kanë nxjerr në pah abuzimet që Ogerta Manastirliu ka bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe në vend që qeveria ta çonte në SPAK, e promovon dhe e çon në krye të ministrisë së Arsimit.
“E nisët me emërime dhe shkarkime ministrash që në fakt ndryshon vetëm veshja, por jo korrupsioni dhe stili i paligjshëm i emërimit të tyre.
Kulmi nuk është Mete, por Ogerta Manastirliu. Si mundet kjo qeveri që zonjën “abuzimi” siç thonë mesazhet që më vinin dje thoshin zonja “vrastare”, por unë nuk e përdor, por zonja “abuzimi” është 100% e vërtetë sepse e thonë dhe kontrollet e KLSH.
Në vend ta çonit në SPAK e bëtë ministre arsimi, për të shkatërruar arsimin. Një ministre që nuk thotë dot një sukses në krye të ministrisë së shëndetësisë, e promovoni”, tha ajo.