Melania Trump, e cila do të jetë për herë të dytë Zonja e Parë e SHBA-ve, tha se ajo dëshiron të jetë një forcë pozitive dhe unifikuese në Shtëpinë e Bardhë. Ajo tha në një intervistë se tani ka shumë më tepër përvojë dhe shumë më tepër njohuri. ”Unë kam qenë në Shtëpinë e Bardhë më parë. Kështu që kur hyn, ti e di saktësisht se çfarë të pret. Ti e di se çfarë lloj njerëzish duhet të keni me vete”,-u shpreh ajo. Ajo e bëri të qartë se fokusimi në nevojat aktuale dhe të ardhshme të fëmijëve amerikanë do të jetë në qendër të platformës së saj për një mandat të dytë.
Postime te ngjashme
Add A Comment