Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zv/kryeministri Vulin mesazh popullit: Dëgjojini mirë para se të shkoni me pushime në Shqipëri dhe Kroaci

14:27 / June 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6161
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Beogradi vijon të “vlojë” edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ndeshja e mesditës së djeshme midis Kroacisë dhe Shqipërisë. Pas ankesës zyrtare të dërguar në UEFA nga Sekretari i Përgjithshëm i FSS-së, Jovan Šurbatovic ku i kërkohet qeverisë europiane të futbollit dënimi më i ashpër i mundshëm i dy vendeve, për sjelljen e dy tifozerive ka reaguar edhe zv/kryeministri serb Aleksandër Vulin.

Ai i ka kërkuar popullit serb që t’i dëgjojë mirë vargjet që kanë thirrur shqiptarët dhe kroatët përpara se t’i drejtohen bregdetit të këtyre vendeve për të kaluar pushimet e verës.

“Vëllezërit shqiptarë dhe kroatë kënduan: “Vrite, vrit Serbin”. Dhe kënga nuk ishte gjuhë urrejtje as për UEFA-n. Nuk e di pse është i habitur publiku serb?! “Vrite, vrite serbin” nuk është këngë, është manifestim për serbët tashmë të vrarë dhe shpresa se do të vriten më shumë serbë. Të gjithë serbët që duan të kalojnë verën në Shqipëri apo Kroaci, duhet të dëgjojnë edhe një herë se çfarë po u thonë. “Vrite, vrite serbin”. Dhe nëse nuk u mjafton kjo, shijojeni detin, derisa t’ju gjejnë”, tha Vulin në reagimin e tij.

Federata Serbe ka kërcënuar edhe me braktisjen e kampionatit Europian nga kombëtarja e tyre, nëse UEFA nuk dënon për kroatët dhe shqiptarët për sjelljen që e cilësojnë të turpshme dhe histeri antiserbe.

Serbia vulin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.