Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zv/ministri Hodaj: Inspektor përgjegjës për lëshimin e lejeve të ndërtimit në territor

15:51 / November 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se ndryshimet që sjell Akti Normativ për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, përmes 10 neneve, kanë për qëllim rritjen e eficiencës dhe përgjegjshmërisë në inspektimin e territorit. Gjatë diskutimit të këtij akti në Komisionin e Kuvendit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Hodajt theksoi se akti ka tre objektiva kryesore: përmirësimin e planifikimit dhe monitorimit të territorit, rritjen e transparencës në vendimmarrjet administrative, dhe forcimin e përgjegjësisë së punonjësve të institucioneve që merren me këtë fushë.

”Ndryshimet parashikojnë përfshirjen më të gjerë të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, e cila do të veprojë si sekretariat teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, duke marrë pjesë në monitorimet e IKMT-së dhe duke pasur mundësinë të sanksionojë shkeljet me gjoba dhe masa të tjera”, theksoi ai. Po ashtu për të një risi e rëndësishme është përcaktimi i një inspektori përgjegjës për lëshimin e lejeve të ndërtimit në territor. Gjithashtu parashikohet që afatet për dhënin e vendimeve për lejet e ndërtimit të mos jenë më shumë se 10 ditë dhe kjo nuk e përjashton marrjen e vendimit të menjëhershëm për ndërtimet në rastet e flagrancës.

Ai tha se risi tjetër është rimodelimi i paralajmërimit për shkeljet e kundërligjshme dhe parashikimi i largimit të menjëhershëm nga puna për punonjësit që kryejnë verifikime të kundërligjshme, i shoqëruar me kallëzim penal. Hodaj theksoi se këto ndryshime synojnë të sigurojnë një bashkëpunim më të ngushtë institucional dhe një inspektim më të efektshëm të territorit, duke mbrojtur qytetarët dhe mjedisin urban.

Zv/ministri shpjegoi se akti forcon inspektimin në territor dhe nuk krijon mbivendosje kompetencash. Ai theksoi se Agjencia e re ka rol vetëm bashkërendues dhe koordinues mes institucioneve inspektuese, ndërsa masat synojnë mbrojtjen e territorit në funksion të qytetarëve, duke përfshirë edhe nevojën për të reaguar ndaj ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike. Hodaj premtoi se informacionet e detajuara mbi satelitët dhe efektivitetin e tyre do të jepen në vijim, duke qartësuar që çdo masë synon transparencë dhe koordinim institucional, jo cenim të autonomisë vendore.

Inspektor përgjegjës Julian Hodaj ndërtimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.