Kryeministri Edi Rama ka thumbuar analistët pas ironizimeve për ngritjen e Akademisë së Barinjve, nismë e prezantuar nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
Kreu i qeverisë u shpreh se pret me padurim që kjo akademi të krijohet sa më shpejt, në mënyrë që “analistët të mësojnë se barinjtë nuk janë për t’u përqeshur”.
“Mezi po pres ta bëjë kjo atë akademinë e barinjve, të ftojmë analistë, çobenj pa dhëmbë e tru të vijnë në akademi, t’ia lëmë në dorë Dautit e këtij mikut të stanit e të kuptojnë që çobenjtë nuk janë për t’u marrë në gojë e për t’u përqeshur se jetojnë në lartësi të mëdha, jo si zvarranikët e klubeve të ekraneve të natës në Tiranë”, tha Rama.