Teksa e gjithë Europa po përballet me sfidën e madhe të energjisë elektrike, ministrja e mjedisit të Zvicrës, ka dhënë një sugjerim të fundit drejt popullatës.about:blank
Ministrja Simonetta Sommaruga, teksa po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër dhe një nga sugjerimet që dha ishte edhe që njerëzit të bëjnë dush së bashku.
62 vjeçarja, sugjeron se njerëzit mund të “fikin kompjuterin kur nuk ju nevojitet, ose të fikin dritat ose të bëjnë dush së bashku”.
Propozimi është pritur me mosbesimin në vend dhe zonja Sommaruga është detyruar të sqarojë se thirrja kishte për qëllim të rinjtë.
Ajo pranoi se “pas një moshe të caktuar, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”.