Zvicra propozon të ndëshkojë me 1 mijë euro gjobë njerëzit që mbulojnë fytyrën.Projektligji në parlament u dërgua të mërkurën nga qeveria zvicerane.
Ndalimi i propozuar, i njohur gjithashtu si “ndalimi i burkës”, u mbështet nga 51.2 për qind e votuesve, por u kritikua në atë kohë si islamofobike dhe seksiste.
“Ndalimi i mbulimit të fytyrës synon të garantojë sigurinë dhe rendin publik. Ndëshkimi nuk është prioriteti”, thuhet në një deklaratë.
Projektligji nuk e specifikon nëse bëhet fjalë për burkën apo hixhabin, por ndalon njerëzit që të fshehin fytyrat e tyre në hapësira publike si transporti publik, restorante apo duke ecur në rrugë, veçanërisht sytë, hunda dhe goja duhet të jenë të dukshme.