Sëmundja Coronavirus është bërë një problem permanent për shtetin italian.
Sipas autoriteteve të vendit fqinjë numri i personave të vdekur ka shkuar 107 ndërsa më shumë se 3 mijë janë të prekur. I gjendur në këto kushte Kryeministri i Italisë,Giuzepe Conte ka lexuar dekretin e firmosur, i cili thotë se ndeshjet në Itali do të luhen vetëm me dyer të mbyllura, pra ndeshjet me tifozë janë të ndaluara, deri në datë 3 prill 2020 me shpresën se situata do të përmirësohet.
“Sporti do të zhvillohet vetëm me dyer të mbyllura, pra nuk do të lejohet të luhet përpara publikut,” ishin fjalët e kryeministrit teksa lexonte dekretin për vazhdimin e Serisë A pa tifozë.
Gjendja e rënduar në Itali pritet të krijojë “rrëmujë” sa i takon datave kur do të luhen sfidat e Serie A duke ditur se jemi edhe në vitin e kampionatit Evropian dhe kampionatet në kontinentin e vjetër priten të përfundojnë në fillim të majit.