Kreu i Partisë Demokratike në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar bëri të ditur zyrtarisht dhe vendimin: Vendosëm të djegim mandatet.
Opozita do të këmbëngulë në kërkesën e saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira. Basha tha se grupi vendosi me votë unanime.