Nis zyrtarisht sot në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania në edicionin e tij të pestë. Në një mbrëmje të gjatë, që premton emocione të mëdha, do të ndizen dritat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.
Reality show që mban mbërthyer para ekranit miliona shikues, shqiptarë anë e mbanë botës, vjen nën moderimin e Ledion Liços, ku nuk do të mungojnë dhe analizat e opinionistëve.
Monika Kryemadhi do t’i bashkohet Arbër Hajdarit në rolin e opinionistes. Hajdari do të vazhdojë të mbajë këtë pozicion për të pestin edicion radhazi, duke ofruar analizat dhe komentet e tij për ngjarjet brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.
