Pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nga jashtë Kryeministrisë tha se Muhamet Rrumbullaku do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Sot Këshilli i Ministrave emëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ai ka mbajtur shumë detyra dhe ka qenë i vlerësuar në çdo pozicion ka mbajtur. Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë dhe plotëson kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në orën 16: 00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të zotit Rrumbullaku, por ashtu edhe të drejtoreshë së re të IKMT-së”, tha Çuçi.
Prezantimi i tij do të bëhet ditën e sotme në orën 16:00, së bashku me kreun e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Ardi Veliu dhe drejtoreshës së re të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjet së Territorit (IKMT), Dallëndryshe Bici.