Zyrtari i lartë i BE-së, Matthew Palmer pas takimeve në Tiranë duke folur për mediat kërkoi që opozita të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, zv. Ndihmës sekretari i Shtetit tha se djegia e mandateve nuk është zgjidhje, dhe se opozita duhet të ketë një platformë atraktive.
“Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhje. Të ndajë vizionin e saj me mbështetësit”, ka thënë Palmer.
I pyetur për ndikimin rus në rajon, ai ka thënë se SHBA kërkon transparencë dhe bashkëpunim mes vendeve, kurse Rusia kërkon kaos. “Ne duam që rajoni të ketë të ardhme, Shqipëria është target i vështirë për Rusinë”, tha ai.
Lidhur me lobimin e Partisë Demokratike ndaj Kalavec, kandidates për ambasadore të SHBA në Tiranë, Palmer tha se çështja është në hetim dhe nuk jep detaje, por shpresonte se shumë shpejt do të kishte një emër për ambasador në Tiranë.
***
Ka përfunduar takimi i zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Takimi zgjati rreth një orë dhe ishte takim me dyer të mbyllura në zyrën e Bashës, në selinë blu.
Pas përfundimit të takimit, Basha ka shoqëruar Palmer në derën e jashtme të selisë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi.