Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç deklaroi se ndalimi i sotëm nga Prishtina për hyrjen e Patriarkut Porfirije në Kosovë dhe Metohi është një krim.
Petkoviç u shpreh se me këtë veprim dhuna e Kurtit ka marrë përmasa të paprecedentë.
“Sot Prishtina ia ndaloi hyrjen patriarkut serb Porfirio në Republikën e Kosovës. Shenjtëria e tij u kthye fizikisht nga vendkalimi në Merdare. Me këtë dhuna e Kurtit ndaj popullit serb mori përmasa të paprecedentë. Mohimi i të drejtës së kreut të Kishës Ortodokse Serbe, një njeriu që predikon dashurinë dhe paqen, për të qëndruar në shtëpinë e tij në Patriarkanën e Pejës, ku ndodhet selia shekullore e patriarkëve serbë, është një krim modern që qytetërimi nuk e ka dëshmuar. Keqbërësit shqiptarë sot hynë në analet e historisë!” tha Petkoviç.