Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi i LZHK-së, kanë arritur një marrëveshje dhe do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji. Zyrtarizmi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00.
Një vendim i tillë ka ardhur për shkak se Partia Demokratike, vijon të jetë e përçarë dhe gjasat për t’u bashkuar janë të pakta. Diskutime ka pasur edhe me “Nismën Thurrje”, por duket se kanë qenë të pasuksesshme.
Kjo marrëveshje, tha Patozi, është një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që i konsideron më të rëndësishme.