Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zyrtarja e Shëndetit Publik jep detajet për dy personat e prekur me koronavirus: U paraqitën në spital privat, më pas bënë rezistencë për t’u shtruar, ja sa persona kanë takuar

21:58 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik ka dhënë detaje të reja për dy pacientët e parë të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri babë e bir.

Në dy janë paraqitur në një spital privat me temperaturë e kollë dhe pasi janë këshilluar nga mjekja që t’u merret mostra, ata nuk e kanë bërë por janë larguar në shtëpi.

Ajo tha se fillimisht ka pasur rezistencë por pas rezultatit të tamponit kanë pranuar të shtrohen në spital. Fico deklaroi se numri i kontakteve deri tani ka shkuar 24.

“Një rast që hyn në Muriqan në datë 26. Vjen e takohet me familjen e tij dhe në datë 3-4 fillon të ketë simptoma. Me babain kontakte më të afërta.
Duke pasur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë i drejtohen një spitali privat. Më pas mjekja ka rekomanduar të merret monstra.

I kanë izoluar në spitalin privat dhe iu kanë kërkuar të merret mostra. Në mënyrë që të merrej mostra duhej telefonuar 127. Spitali privat ka telefonuar 127. Kemi një dakordësi me spitalet private që të gjithë rastet do përpunohen në këtë mënyrë.

Janë ndjerë më mirë dhe duke qenë një djalë i ri që sa kishte ardhur nga Italia e nuk ishte çmallur me familjen, kanë ikur në shtëpi, kanë thënë ‘mirë-mirë’ e kanë ikur. Duke u telefonuar 127 është bërë monitorimi, u pa që këta njerëz kishin shkuar në shtëpi. Nga ajo natë dhe ditën tjetër kanë pasur një lloj rezistence nga ana e pacientëve duke thënë jemi më mirë. Iu janë marrë mostrat dhe kur dolën mostrat dhe u tha se ishin pozitivë, ishin ata që kërkuan të shkojnë në spital.

Ata kanë vajtur në spital, janë informuar. Mjekja e spitalit privat i ka këshilluar. Fakti që këta vendosën këtë lloj gjëje nuk i dënon ata.
Kur dolën mostrat me ambulancë u transferuan në Infektiv. Mbrëmë janë njoftuar dhe njerëzit e afërt. Filloi mbrëmë e do të vijojë. Njerëzit janë përgjigjur mbrëmë, iu kemi marrë mostrat. Janë parë që kontaktet e ngushta janë 8, më pas rrethi zgjerohet. Për momentin numri është 24”, deklaroi Fico në News24.

koronavirus Shëndetit Publik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.