Kryeministri i vendit Edi Rama paralajmëron të tjera ndërhyrje në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e tij, gjatë prezantimit të Erion Veliaj për mandatin e dytë për drejtimin e kryqytetit, Rama u ndaj tek situata politike në vend dhe kostot që i kanë ardhur vendit si rezultat i sjelljes së opozitës.
Në këtë drejtim, Kryeministri bëri me dije se po punohet për masa të reja ndëshkimore në Kodin Penal për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër njerzve në detyrë, qofshin këta policë, mjekë, apo në cdo detyrë tjetër shtetërore ose jo.
Përgjigje shumë të qartë dhunës mbi mjekët, çdo goditje për shkak të detyrës, arbitrat, lojtarët, policët, e deri mbi përfaqësuesit e popullit në parlament, qeveri, bashki, kudo qofshin, edhe në sallën e Kuvendit, për këdo që ngre dorën kundër kujtdo në detyrë publike, do të garantojnë dënime në kodin penal, të pashmangshme nga asnjë prokuror, shteti ka për detyrë ti tregojë vendin e merituar”, tha Rama
Këto masa ndëshkimore do të jenë aq të forta, siç nënvizoi Kryeministri, saqë sdo ketë mundësi tolerancë as nga gjykatat dhe as nga prokuroritë e vedit, duke nënkuptuar kështu se një pjesë të rëndësishme ka edhe cilësia e drejtësisë në këtë process.