Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta përgjigje të fortë akuzave të Ramës: Nën efektin e dopingut

21:48 / July 23, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp




Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço ka replikuar ashpër ndaj akuzave të bëra në adresë të tij nga kryeministri Rama duke e fshikulluar me irioni: “këto deklarata janë bërë nën efekte të caktuara, unë jam një politikan që nuk përdor doping”

Gazetarja: Edhe kur keni qenë në kohën e ‘luftës së ftohtë’ mes jush, edhe kur keni qenë pas tretjes së mirë të ngjalave, ideja ka qenë që ju keni një raport personal interesant.

Presidenti Meta: Po të ishte për raporte personale, duhet të keni parasysh që raportet e mia me Berishën kanë qenë mjaft të vështira, pastaj më ndryshe, edhe me Ramën dhe me këdo. Unë po të nisem nga pozitat personale, kam frikë se do të kisha marrë vendime të tjera, por unë gjithmonë nisem nga gjykime politike dhe nisem në interes të vendit, dhe pranoj dhe atë rezultat apo ata interlokutorë që na jep qytetari shqiptar herë pas herë përmes zgjedhjeve që bëhen apo që bëheshin.   

Gazetarja: Keni ngrënë një drekë që ju e përmendët para se të bënit komunikimin e parë publik me gazetarët. Çfarë është folur në atë drekë?

Presidenti Meta: Nuk ka ndonjë arsye për të thënë se çfarë është folur nëpër dreka apo darka.

Gazetarja: Po pse e përmendët atëhere?

Presidenti Meta: …ato janë dreka apo darka të tilla ku shkëmbehen mendimet të lirshme, të natyrshme.

Gazetarja: Përse e përmendët?

Gazetarja: Do të shkoj edhe aty. Tani dua të qëndroj edhe pak te raporti me kryeministrin Edi Rama, sepse në momentin kur kreu më i lartë i shtetit…

Presidenti Meta: Unë raportet me të i kam shumë të mira kur nuk i preken interesat e tij. Kaq.

Gazetarja: Në fakt është e çuditshme: sa herë keni qenë bashkë i keni dhënë fitoren së majtës, sa herë jeni ndarë…

Presidenti Meta: Sa herë që ai i ka dëgjuar mendimet e mia, këshillat e mia, nuk i ka dalë keq. Sa herë i ka dëgjuar, jo vetëm të miat, por edhe të të tjerëve. Kur nuk i ka dëgjuar… Unë nuk i imponohem dot.

Gazetarja: Keni komunikime me zotin Rama?

Presidenti Meta: Komunikime në çfarë drejtimi?

Gazetarja: Ju dolët përpara publikut dhe folët për një drekë. Hani më dreka apo darka?

Presidenti Meta: Unë vazhdoj të pres.

Gazetarja: Institucionalisht e di që nuk ju përgjigjet.

Presidenti Meta: Ia kam çuar edhe me shkrim. 

Gazetarja: Institucionalisht e di që nuk ju përgjigjet. Në nivel personal?

Presidenti Meta: Unë kam durim. Nuk jam i padurueshëm. Jam i durueshëm.

Gazetarja: Nuk jeni i padurueshëm. Ndërkohë që Edi Rama, dhe do të doja të ndiqnim një deklaratë të tij të bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i cilësoni votime dhe ende mbetet një verdikt nga Gjykata Kushtetuese për t’u kuptuar nëse ende janë të tilla, ja se çfarë ka deklaruar. Nuk ka të njëjtin durim zoti Edi Rama me atë që keni ju. (Insert)

Ishte kjo deklarata e zotit Rama. E para: Ju jeni një tespie në duart e Sali Berishës. Dhe e dyta, në rast se do të rezultoni një “kokërr me gunga”, do të shkoni përpara drejtësisë.

Presidenti Meta: Së pari mua vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla. Natyrisht që ato janë nën efektet e caktuara.

Gazetarja: Të? Nën efekte të caktuara të?

Presidenti Meta: Së dyti, unë jam një politikan që nuk përdor doping. Madje edhe sportin e lashë, sepse kisha përshtypjen që nëse do të bëhesha kampion, do të më duhej të përdorja pak doping. Dhe në këto kushte…

Gazetarja: Është nën efekt dopingu zoti Rama kur bën këtë deklaratë?

Presidenti Meta: Më falni tani! Pse më bëni kaq shumë presion?

Meta Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.