Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

1 mijë forca ushtrie dhe policie pritet të vendosen në metronë e New York-ut, ja çfarë deklaron kryebashkiaku i qytetit

22:09 / March 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
metro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mijë anëtarë të Gardës Kombëtare të shtetit të New Yorkut , ushtria dhe policia e këtij shteti do të vendosen në metronë e qytetit të madh amerikan për t’u përballur me krimin, pas një sërë incidentesh, njoftoi sot Guvernatori Kathy Hokul.

Ky njoftim erdhi pas një incidenti me të shtëna në mes të shkurtit në një stacion treni në Bronx, gjatë të cilit një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën. Në fund të shkurtit, një shofer metroje u sulmua me thikë në një stacion në Brooklin. Numri i krimeve të rënda në rrjetin e transportit u rrit me 50% në janar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023.

“Këto sulme të neveritshme dhe të paturpshme kundër rrjetit tonë të metrosë nuk do të tolerohen”, theksoi guvernatori. Vendosja e ushtarëve të Gardës Kombëtare do të synojë të ndihmojë Departamentin e Policisë së qytetit të New Yorkut për të rritur kontrollet e bagazheve të pasagjerëve në stacionet më të ngarkuara.

Kryebashkiaku i qytetit të New Yorkut, demokrati Eric Adams, një ish-shef policie i cili u zgjodh në vitin 2021 me një premtim për të rivendosur sigurinë në qytet pas pandemisë Covid, gjithashtu njoftoi forcimin e këtyre kontrolleve.

Kathy Hokul premtoi më shumë kamera CCTV dhe njoftoi një plan për të lehtësuar ndalimin e personave të dënuar për sulm ndaj një punonjësi tranziti nga metroja. Para incidenteve të viteve të fundit, incidenti më i rëndë ndodhi në prill 2022, kur një burrë hapi zjarr në një tren në Bruklin, duke plagosur dhjetëra.

metro New York ushtria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.