Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

1 milionë dollarë të grabitur në shtëpinë e presidentit

11:34 / January 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
val
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një valixhe në pronësi të ish-presidentit të Zimbabve, Robert Mugabe ku ndodheshin 1 milionë dollarë u grabit nga disa persona. Sipas dokumenteve të gjykatës, Mugabe e kishte mbushur çantën me një milion dollarë dhe e fshehu atë në bibliotekën e shtëpisë së tij në Zvimba, në perëndim të kryeqytetit, në vitin 2016.

Dhe vetëm 78.000 dollarë u gjetën në valixhe më 6 janar të këtij viti, sipas The Herald që citon dokumentet e gjykatës. Të tre të akuzuarit, përfshirë Constancia Mugabe, 50 vjeç, një i afërm i  ish-presidentit, dolën para gjykatës së magjistratëve Chinhoyi të enjten. Ata do të dalin sërish para gjykatës më 7 shkurt.

Të dyshuarit janë akuzuar për shpenzimin e parave për blerje makinash, shtëpish dhe kafshësh për ferma. Vendndodhja e Mugabe nuk është konfirmuar që nga fundi i nëntorit, kur presidenti Emmerson Mnangagëa, pasardhësi i tij, tha se 94-vjeçari i sëmurë ndodhej në Singapor për trajtim mjekësor dhe nuk ishte në gjendje të ecte më.

Regjimi i tij 37-vjeçar u karakterizua nga korrupsioni shtetëror, kolapsi ekonomik dhe represioni brutal i disidentëve (persona nuk pajtoheshin me regjimin). Sipas prokurorëve, Constancia Mugabe mbante çelësat e shtëpisë rurale të Mugabe dhe lejoi dy të dyshuarit e tjerë, që ishin punësuar në pronë si pastrues, të fitonin qasje të plotë në banesë kur ndodhi vjedhja.

Fillimisht u dyshua se shuma e vjedhur ishte 150.000 dollarë, por dokumentet e dorëzuara së fundmi në gjykatë treguan se Mugabe humbi 922.000 dollarë. Dollarët amerikanë janë të çmuar në vendin e goditur nga kriza. Kriza e monedhës ishte një nga arsyet e protestave vdekjeprurëse që tronditën Zimbabve javën e kaluar. Protestat u nxitën nga rritja e çmimit të karburantit dhe dhjetra njerëz humbën jetën, kryesisht nga flakët dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Më shumë se 1.100 njerëz u arrestuan në protestë.

dollare grabitur Presidenti shtepi zimbabve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.