Deputetët e Kuvendit mbajtën një minutë heshtje në nder të ish-kolegut të tyre të ndjerë, Marko Bello, i cili dy ditë më parë do të kishte mbushur 62 vjeç. Vendimi u mor pas kërkesës së deputetit të opozitës, Fatmir Mediu.
Ai ndërroi jetë në vitin 2020, në moshën 59-vjeçare, pasi humbi betejën me Covid-19. Bello lindi më 12 shtator të vitit 1961. Ai ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste si dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.
Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv.ministër i Mbrojtjes. Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
