Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

1 në 10 specie mund të zhduken deri në fund të shekullit, shkencëtarët ngrenë alarmin

08:54 / December 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arinj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Toka mund të humbasë më shumë se një të dhjetën e specieve të saj bimore dhe shtazore deri në fund të shekullit thuhet në studimin e ri i cili vjen pas afro 3000 shkencëtarë bënë thirrje për të ndaluar shkatërrimin e natyrës.

Krizat klimatike do të shoqërohen me zhdukje të përshpejtuar të specieve pasi grabitqarët do të humbasin prenë e tyre, parazitët ‘mysafiret’ e tyre deh temperaturat e larta do e vështirësojnë jetesën në Tokë.

Nga bretkosat e gjetheve deri te peshkaqenët, rreziku i zhdukjes së bimëve dhe kafshëve është shfaqur në listën e kuqe të IUCN, aty shkencëtarët kanë publikuar analizat e tyre mbi kërcënimet ndaj më shumë se 150.388 specieve, duke thënë se më shumë se 42.000 mundë të zhduken si pasojë e sjelljes së njeriut ndaj mjedisit.

Studiuesit kanë përdorur modelin e një toke sintetike të kompletuar me specie virtuale për të kuptuar efektin që mund të sjellë ngrohja globale dhe ndryshimi i përdorimit të tokës. Sipas studiuesve 6% e bimëve dhe e kafshëve do të zhduken deri në vitin 2050. Në skenarin më të keq të ngrohjes globale ata thonë se 27% e kafshëve dhe bimëve do të zhduken deri në vitin 2100.

Duke përdorur qindra Toka virtuale të populluara nga më shumë se 33,000 lloje, shkencëtarët panë se si ndryshuan marrëdhëniet midis bimëve dhe kafshëve virtuale për shkak të faktorëve të ndryshëm të humbjes së biodiversitetit. Speciet virtuale ishin në gjendje të rikolonizonin rajone të reja të planetit dhe të përshtateshin me  kushte të ndryshme, thanë studiuesit, të cilët zbuluan se ndryshimi i klimës do të ishte shtysa kryesore e zhdukjeve.

Hulumtimi vjen në një kohë kur  bisedimet në konferencën më të madhe të biodiversitetit në një dekadë arrijnë pikën kritike në Montreal. Më shumë se 100 ministra mjedisi nga e gjithë bota po diskutojnë objektivat e kësaj dekade për të mbrojtur biodiversitetin e Tokës.

Në një letër të hapur, më shumë se 2700 shkencëtarë u kanë bërë thirrje qeverive që të trajtojnë mbikonsumimin e burimeve të Tokës dhe të fillojnë të ruajnë e biodiversitetin deri në vitin 2030.

“Ne nuk do të kemi sukses nëse nuk bëjmë më shumë  përpjekje për qëllimet dhe objektivat që lidhen me nxitësit themelorë të shkatërrimit të ekosistemit dhe humbjes së biodiversitetit, duke përfshirë bërjen e zinxhirëve tanë ushqimor elastik dhe të qëndrueshëm.Kjo kërkon vëmendje ndaj konsumit në mënyrë disproporcionale të dëmshme të kombeve të pasura dhe ndaj të drejtave dhe prioriteteve të grupeve të pafavorizuara. Në mënyrë kritike, kjo do të thotë se kombet dhe aktorët e pasur duhet të zvogëlojnë urgjentisht dhe me shpejtësi konsumin e  tyre, në vend që të imponojnë të gjitha kostot e rimëkëmbjes së natyrës mbi kombet më pak të pasura, ku mbizotëron biodiversiteti”, thuhet në letrën e shkencëtarëve.

klima ngrohja specia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.