Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

1 orë protestë dhe 3 policë të lënduar! Berisha ikën në Romë

19:01 / February 8, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 02 08 at 18.32.03 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me thirrjen “Rroftë Shqipëria”, Berisha e mbylli protestën kombëtare të thirrur para Kryeministrisë. Vetëm një orë zgjati tubimi i opozitës. Tubimi ishte organizuar në një format, ku u dëgjuan fjalimet e tre aleatëve kryesorë, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili iu drejtua protestuesve me një audiomesazh nga qelia numër 5.

Fjalimi i Berishës zgjati 30 minuta dhe u përqendrua te akuzat përkundrejt kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe te thirrja për Diasporën që të votojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

Pavarësisht se u duk që mungoi nervi i protestave të mëparshme, e po ashtu edhe molotovi, tre efektivë policie mbetën të lënduar, pasi në momentin kur Berisha u ngjit në podium, protestuesit hodhën kapsolla dhe tymuese në drejtim të kordonit të vendosur para Kryeministrisë.

Berisha menjëherë pas tubimit është nisur për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, nga ku në orën 21:00 të mbrëmjes do të fluturojë në drejtim të Italisë. Kryedemokrati do të ndalet në Romë, ku do të ketë nesër takime me emigrantët shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin italian, në kuadër të turit të Diasporës.

Berisha Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.