Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

1 vit nga vdekja e Bashkim Finos! Rama: I paharruar gjithmonë

19:56 / March 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
277562672 517772566385076 9205736068086807678 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si sot një vit më parë ndërroi jetë politikani Bashkim Fino. Këtë vjetor të ndarjes së tij nga jeta e ka përkujtuar Kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale ai ka shpërndarë dy foto nga ceremonia mortore e Finos.

“Sot 1 vit më parë në lamtumirën e mikut tonë të mirë, Bashkim Fino! I paharruar gjithmonë”, shkruan Rama në Facebook.

Bashkim Fino ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi. Në nder të tij, qeveria e shpalli 29 Marsin ditë zie, ku flamujt në të gjitha institucionet u ulën në gjysmështizë.

Fino lindi më 12 Tetor të 1962 në Gjirokastër. Ai ishte kryeministër i Shqipërisë prej 9 Marsit 1997 deri më 29 Qershor 1997. Studimet e larta, Fino i kreu në Universitetin e Tiranës për Financë. Në vitin 1992, Bashkim Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Prej vitit 1997 e në vazhdim Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Ai ka mbajtur disa poste ministrore. Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.