Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

1 vit pa Gert Bogdanin, politika e harroi

15:33 / September 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gerti Bogdani 1 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dikur sikur ndodhi dje, por sot shënohet një vit nga ndarja e papritur nga jeta e Gert Bogdanit, ish-deputet i PD-së dhe një prej figurave më të spikatura të brezit të ri në politikën shqiptare. Vdekja e tij në moshë të re, vetëm 44 vjeç, tronditi botën politike dhe opinionin publik, duke lënë pas një boshllëk të madh. Por sot politika ”harroi” ta përkujtonte.

Bogdani u dallua për stilin e tij të komunikimit, afrues me qytetarët dhe të rinjtë, si dhe për përpjekjet për të sjellë një frymë moderne brenda PD-së. Ai shërbeu si kryetar i Forumit Rinor të PD, më pas deputet në Kuvend, dhe mbajti disa detyra të rëndësishme politike brenda strukturave të partisë.

Aktiviteti i tij u shënua nga angazhimi për çështjet e integrimit europian, të rinisë dhe inovacionit, duke fituar respekt edhe përtej radhëve partiake.

Gert Bogdani ishte një nga zërat që besonte tek politika e dialogut dhe bashkëpunimit, duke promovuar një qasje më të hapur dhe europiane për të ardhmen e vendit.

Për shumë të rinj që hynë në politikë gjatë viteve të fundit, ai mbetet shembull i përfaqësuesit aktiv dhe të përkushtuar, që i kushtoi energji të veçantë modernizimit të diskursit politik.

Figura e tij kujtohet si një personalitet i afërt me njerëzit, i cili la gjurmë në një periudhë ku politika shqiptare kishte nevojë për energji të reja dhe ide të freskëta.

Gert Bogdani PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.