Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të degëve të PD nr. 2 dhe 4 në Tiranë ditën e sotme.
10 ditë para se Apeli të caktojë kujt i përket vula e PD, Alibeaj i ka bërë thirrje Sali Berishës ta njohë vendimin.
Berisha deklaroi se në protestat e organizuara nga ai mund të marrë pjesë çdo demokrat, përveç Alibeajt dhe Bashës.
Alibeaj e sheh të pamundur largimin e kryeministrit Rama me protesta.
Alibeaj: Revolucioni i vërtetë nuk orkestrohet nga lart, besimi duhet të lindë nga njerëzit, duket të ndodhë në mendjen e cdo shqiptari, pa dallim orientimi, të majtë apo të djathtë. Njerëzit mblidhen në mënyrë spontane, jo me orkestrim politik që nuk sjell asnjë gjë të re. Edi rama nuk Ikën po i the ik.
Demokratët e kampit të Berishës, i sfidon edhe për betejën që po bëjnë mes zhurmës dhe bllokimit të foltores në parlament.
