Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

10 fruta që duhet të konsumoni për një shëndet të mirë

19:06 / August 4, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frutat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Frutat nuk duhet t’i shmangni kurrë. Ato kanë shumë vlera ushqyese të domosdoshme për organizmin tuaj.

Sipas ekspertëve të shëndetit, ka disa fruta specifike që nuk duhet t’i ndani nga regjimi juaj ushqimor.

Boronicat

Boronicat kanë fuqi ushqyese të mëdha! Ato përmbajnë antocianina, të cilat veprojnë si antioksidantë që vrasin radikalet e lira dhe kanë sasi të larta të vitaminës C, K dhe mangan. Janë gjithashtu një burim i pasur i fibrave të tretshme, të cilat janë të rëndësishme në reduktimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.

Mollët

Mollët kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante që kanë treguar se mund të zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri për shkak të përbërjeve polifenolike. Ato janë gjithashtu të pasura me fibra të tretshme dhe të patretshme, të cilat ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit gastrointestinal.

Portokallet

Edhe pse njihen gjerësisht për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, ato gjithashtu ofrojnë një grup unik të lëndëve ushqyese, duke përfshirë kaliumin, hekurin, kalciumin, vitaminën E dhe vitaminat e shumta B. Vitamina C ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, i cili vonon plakjen e lëkurës dhe ju bën të dukeni të rinj.

Kumbullat e thata

Kumbullat, e veçanërisht kumbullat e thata, janë një burim i dobishëm i lëndëve ushqyese. Këto fruta ndihmojnë me tretjen falë përmbajtjes së lartë të fibrave, duke ndihmuar kundër konstipacionit. Përmbajnë gjithashtu një sasi të lartë të vitaminës K, e cila ndihmon në zhvillimin e disa proteinave të nevojshme për koagulimin e gjakut dhe forcimin e kockave.

Mjedrat

Nga të gjitha frutat, mjedrat janë të njohura për sasitë më të larta të fibrave. Marrja e mjaftueshme e fibrave është e rëndësishme për menaxhimin e peshës, zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, mbajtjen e shëndetshme të mikrobiomës së zorrëve dhe ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.

Manaferrat

Manaferrat janë po aq të larta në fibra sa mjedrat. Megjithatë, manaferrat njihen si një burim më i pasur i antioksidantëve, manganit, bakrit, vitaminës A, vitaminës E dhe vitaminës K. Ashtu si boronicat, manaferrat përmbajnë gjithashtu antocianin.

Bananet

Bananet janë të pasura me fibra dietike, të cilat ndihmojnë në reduktimin e urisë e duke ju ndihmuar kështu në menaxhimin e peshës dhe uljen e rrezikut të obezitetit. Ato janë gjithashtu shumë të pasura me kalium, i cili është një elektrolit që luan rol të rëndësishëm në kontrollin e presionit të gjakut.

Shalqiri

Krahas sasisë së lartë të likopenit, shalqiri konsiderohet si një nga frutat më hidratues me rreth 92% përmbajtje uji. Gjithashtu konsumi i këtij fruti mund të ndihmojë me lehtësimin e dhimbjeve të muskujve pas stërvitjes, për shkak të përmbajtjes së kaliumit.

Avokado

Avokadot janë të pasura me vitamina të tretshme në yndyrë, të tilla si vitamina E dhe K, të cilat ndihmojnë shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Por përmban edhe vitamina të tretshme në ujë si vitamina C dhe B ,që ndihmojnë në mbështetjen e sistemit imunitar dhe atë të syve. Ato janë gjithashtu burime të shkëlqyera të yndyrave të shëndetshme omega-3 dhe yndyrave të pangopura, të cilat mund të reduktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirësojnë nivelet e sheqerit në gjak.

fruta shendeti vlerat ushqyese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.