Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

10 justifikimet (qesharake) që burrat përdorin për të dalë nga një lidhje

10:01 / December 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 640 0 5d974ad3ce4901575480249
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk është e vërtetë që burrat janë të vështirë apo sipërfaqësorë. Meshkujt përfshihen në një lidhje me gjithë energjitë, ashtu si vajzat. Vetëm se më vonë ndodh diçka, nuk dihet se çfarë dhe ata të heqin dorë. Dhe pikërisht në atë moment kur ju prisni t’ju sistemohen gjërat, ata ju thonë se nuk duan ta vazhdojnë më dhe nuk përdorin fjalët që kanë në kokë, por arsyetimet më absurde.

Më poshtë do të lexoni 10 frazat më të paarsyeshme, më të palogjikshme, të çmendura që shumë burra i përdorin për të mbyllur një lidhje…

1. Nuk dua të të shkatërroj jetën- Kjo do të thotë se po i ushtroni një presion të fortë atij. Ok, keni një marrëdhënie intime, por mjaftueshëm intime sa për të kaluar natën së bashku dhe jo gjithë jetën.

2. Nuk të jap dot gjithë vëmendjen që meriton- Ose e thënë ndryshe, problemi nuk je ti, jam unë. Që nuk do të dukej gënjeshtër kaq e madhe nëse nuk do të aludohej që ju do të ishit aq e jashtëzakonshme sa jeni…përndryshe nuk do t’ju kishte lënë.

3. Kam një të shkuar të ngatërruar me këto histori- D.m.th kam një të shkuar të errët dhe preferoj ta errësoj më shumë me një mister të tillë se sa ta rregulloj këtë gjë…Shumë dëshpëruese!

4. Nuk jam mjaftueshëm për ty- Ky është sidomos, justifikim tipik i atyre që punojnë në mjedise hiper-konkurruese dhe janë mësuar të mos kënaqen kurrë.

5. Të kam llastuar shumë- Kjo do të thothë, më mungon shumë futbolli, dehjet me miqtë, të parit ndeshje të dielën pasdite dhe gjithë javën. Pra, thjesht u lodha nga ne.

6. Stabiliteti nuk është pjesë e jetës sime- E thënë ndryshe, stabiliteti që më ofron mami im është më i lehtë dhe më i sigurt se ai që mund të krijonim së bashku, me bashkëpunim dhe sakrifica. Nuk është se unë nuk dua…jam thjesht dembel.

7. Kam tendencë të zhdukem herë pas here- Kjo do të thotë që më pëlqen shumë, por në të njëjtën kohë jam vetëm dhe nuk mund ta konceptoj se si dikush tjetër të hyjë

8. E kam të vështirë të besoj- Kjo do të thotë që ti je e para dhe me shumë mundësi do të jesh e fundit, kështu që unë nuk ia kam idenë se si trajtohet një femër, prandaj jam në vështirësi të madhe.

9. Nuk e di, nuk kam shpjegime- Pra, në të shkuarën jam kënaqur shumë, vazhdoj të kënaqem dhe tani nuk është se nuk dua ta bëj, por nuk jam gati të them ‘Po, dua”. Pra, jam mirë me ty, por kur jam me ty më duket…boh!

10. Është momenti i gabuar- Ose ndryshe, nuk më pëlqen fare. Nuk është problemi tek ne, por thjesht jemi takuar në momentin e gabuar. Gjepura!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

17:22 / August 9, 2026

Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

16:59 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.