Tre persona janë arrestuar nga policia në Maliq, pasi kanë mbajtur peng 23 emigrantë të paligjshëm në fshatin Bregas.
Dy pengmarrësit fillimisht iu kanë premtuar emigrantëve që do t’i transportonin në këmbim të parave, por më pas i kanë mbajtur peng në një banesë të braktisur, duke iu marrë celularët. Ata iu kanë kërkuar 23 emigrantëve shumën prej 10 mijë euro, në mënyrë që t’i linin të lirë.
Policia është sinjalizuar mbi ngjarjen dhe ka mundur të lokalizojë banesën e braktisur, ku mbaheshin peng emigrantët.
Në pranga u vunë Esli Levendi, Kristiano Ajasllari dhe Adri Levendi.