Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

10 mln euro për kokën e Martinajt, princi Damian i ngriti kurth. Trejsi Sejdini mori 500 dollarë nga Leonard Duka

18:01 / August 2, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka, dy prej personazheve më të bujshëm të krimit në vendin tonë nga ortakë u kthyen në armiq të përbetuar të njëri-tjetrit. Përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra, deri në përpjekje për të eliminuar njëri-tjetrin. Kreu i klanit “Duka”, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi të hakmerrej duke vrarë një nga një grupin e tij të ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.

Dyshohet se Duka do të ofronte 2 milionë euro kush jepte informacion për Ervis Martinaj dhe 10 milionë euro kush e vriste. Këto shuma të mëdha parash në lojë bënë që vrasësit e botës së krimit të afrohen me klanin “Duka”, duke marrë përsipër vrasjen e Ervis Martinajt. E përfshirë në botën e krimit është edhe modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania,Trejsi Sejdini.

Kjo për shkak se bukuroshja shqiptare e cila vitet e fundit ka jetuar mes Amerikës dhe Shqipërisë është komentuar për lidhje me Leonard Dukën. Në dosjen hetimore thuhet se Duka i la porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i niste 500 dollarë Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në Neë York. Paratë janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019. “Më datë 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi të cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi që të shkoj në Eestern Union dhe t’i nisë 500$ Trejsi Sejdini në Neë York. Në vazhdimësi Leonardi i shkruan që paratë t’i nisë në emrin e Klevin Halili. Drianto i dërgon fotografi të dërgesës që ka kryer, ku dallohet emri i dërguesit Drianto Bardhi dhe pritës shtetasi Klevin Halili.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar që kjo shtetase më datë 10.02.2019 ka udhëtuar bashkë me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë. Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua në burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik në lidhje me faktin që kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka”, thuhet në dosje.

Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore. /Top Channel/

Ervis Martinaj Leonard Duka trejsi sejdini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përhapet me shpejtësi zjarri në Drenovë të Mallakastrës, rrezik për nënstacionin elektrik dhe një pus nafte

22:46 / July 16, 2025

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Sokol Malaj

21:20 / July 16, 2025

Marrëveshja me Bashkitë, Qeveria miraton ngritjen e Akademisë Vendore për trajnimin e stafeve

21:08 / July 16, 2025

Sot janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 dhe 4 janë aktive

21:00 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.