Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

10-mujori, 153 persona humbën jetën në aksidentet rrugore, shumica të rinj

14:39 / November 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident fier 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe ky vit rezulton të jetë tragjik sa i përket jetëve të humbura në aksidentet rrugore. Sipas të dhënave nga INSTAT gjatë 10 mujorit 2020 humben jetën  në aksidentet rrugore 153 persona në të gjithë vendin, shumica e të cilëve ishin të rinj. Vetëm në muajin tetor humbën jetën 25 persona, prej të cilëve ishin 23 meshkuj dhe dy femra.

Gjatë 2020 u numëruan 108 aksidente rrugore nga 118 të ndodhura në muajin tetor 2019, duke u ulur me 8,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në dhjetëmujorin e vitit 2020, numërohen 1.011 aksidente rrugore nga 1.254 aksidente të ndodhura në dhjetëmujorin e vitit 2019, duke u ulur me 19,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë tetorit të këtij viti numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 148 persona nga 143 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 3,5 %. Numri i të aksidentuarve në dhjetëmujorin e vitit 2020, është 1.312 persona nga 1.713 persona, duke u ulur me 23,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në muajin Tetor 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 25 persona të vdekur në Tetor 2019.

Në tetor 2020, aksidentet rrugore, në 85,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 18,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,.

Në dhjetëmujorin e vitit 2020, aksidentet rrugore, në 14,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 21 %, krahasuar me një vit më parë.

Numri më i madh i fataliteteve nga aksidentet në rrugë ndodhi në qytete e mëdha, si në Tiranës, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Fier, si rrjedhojë e përqendrimit të lartë të popullsisë dhe dendësisë së automjeteve.

Shqipëria renditet ndër vendet më numrin më të larta të fataliteteve nga aksidentet rrugore në Rajon dhe Europë. Një strategji e hartuar katër vite më parë për reduktimin e humbjeve të njerëzve në rrugë nuk ka arritur objektivat./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.