Pedagogët që po vijojnë protestën edhe këtë të martë, i kanë vendosur ultimatum qeverisë, duke thënë se presin një përgjigje deri nesër në orën 16:00. Nëse nuk do të ketë përgjigje, 10 pedagogë nga universitete të ndryshme do të futen në grevë urie brenda ambienteve të Universitetit.
Kryeministri Edi Rama thotë se shiksi i ”non-gratës” paska marrë urdhër. Sipas tij, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë.
“Shiksi i non-gratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve. Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”,-shkruan Rama.
