10 persona i kanë dhënë fund jetës në Lushnjë përgjatë vitit 2023. Rritja e numrit të vetëvrasjeve në qarkun e Fierit është kthyer në një shqetësim. Por edhe pse shifrat janë tejet të larta për këtë fenomen, asnjë rast nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve.
Vetëvrasjet më të shumta ndërmerren nga moshat e reja. Jorjeta Sinjari, psikologe ne bashkinë e Lushnjës, shprehet se pavarësisht fushatave sensibilizuese që janë ndërmarrë shifrat vijojnë të jenë në rritje.
“Në moshën e adoleshencës e shohim që të rinjtë në ditë e sotme e shohin si një zgjidhje më të lehtë për të shkuar drejt kësaj rruge. Janë një kompleks arsyesh, probleme psikologjike që janë të rëndësishme, ekonomike ose sociale”, tha Jorjeta Sinjari.