Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkatërrime me përmasa historike nga zjarret në Amerikë

18:44 / January 9, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 01 09 184124
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit. Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarri në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e mirënjohur ‘Hollywood Hills’ vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit. Në mes të shumë shtëpive që janë djegur në tërësi përfshihen edhe rezidencat e një mori yjesh të njohura të Hollivudit.

Auroritetet vazhduan përpjekjet për të shuar zjarret masive në orët e para të së enjtes në zonën e Los Anxhelosit që shkatërruan komunitete të tëra. Mbi 100 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Zjarret që filluan të martën kanë shkaktuar tashmë disa vdekje dhe kanë shkatërruar rreth 2 mijë struktura. Pamjet dramatike kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit. Kalimtarë të rastit u munduan ta shpëtojnë një shtëpi e cila rrezikonte të digjej nga flakët që kishte përfshirë një palmë aty pranë. Kalimtarët komunikuan me banorët e evakuuar të shtëpisë për t’i lejuar të hipin në çati të hedhin ujë mbi pemën që të mos lejonin përhapjen e zjarrit në tërë lagjen. Shumë situata të ngjashme janë publikuar gjithandej në rrjete sociale.

Banorët në qendër të Los Anxhelosit dolën në bulevardin e njohur të Hollivudit ku gjenden disa prej pikave më të njohura të industrisë së filmit për të parë zjarrin që i afrohej qytetit. “Unë jam shumë e frikësuar sepse kishim një inspektim sot dhe na thanë që zjarret nuk do të kenë mundësi të kalojnë mbi kodra. Kur dolëm këtu në bulevard, fillova të qaja. Është vërtet e frikshme. E di që është më e frikshme për njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre, por është vërtet e frikshme të mendosh se zjarri është kaq afër nesh”, thotë Allison Martin, banore e qytetit.

4452064 1 seoimage4x3 US 20Weather 20210955

Imazhet nga hapësira tregojnë shpërndarjen e zjarrit duke kapluar qytetin dhe zonat përreth ndërsa pamjet që tregojnë situatën para dhe pas zjarreve tregojnë nivelin e shkatërrimeve masive. Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Kaliforninë që autorizon fonde dhe burime të tjera për katastrofën. Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi se Presidenti Biden anuloi një vizitë të planifikuar më parë për në Itali për shkak të situatës në Los Anxhelos.

“E di se bota po shikon imazhet e shkatërrimit të qytetit tonë. Unë pashë fushat e betejës me zjarrin dhe ato janë tronditëse”, tha në orët e vona të së mërkurës kryetarja e bashkisë së qytetit Karen Bass. Deri të enjten në mëngjes, katër zjarre ishin ende aktive në Los Anxhelos, përfshirë edhe kodrat në pjesën perëndimore ku gjenden shumica e rezidencave të yjeve të njohura të Hollivudit.

Në mesin e atyre shtëpitë e të cilëve u janë djegur në tërësi janë edhe aktorët Billy Crystal dhe Mandy Moore. Zyrtarët e qytetit treguan se situata po ndryshon nga çasti në çast. “Momentalisht zjarri ka kapluar një hapësirë mbi 6300 hektarësh. Dua ta bëj të qartë se ky incident është shumë dinamik dhe situata po ndryshon nga çasti në çast”, tha Kristin Crowley, shefja e departamentit të zjarrfikësve të Los Anxhelosit.

Kalifornia po kalon atë që njihet si sezoni i zjarreve në male. Ky sezon megjithatë ka filluar më herët dhe do të marrë fund më vonë si pasojë e rritjes së temperaturave dhe thatësirës për shkak të ndryshimeve mjedisore. Shirat që zakonisht përfundojnë sezonin e zjarreve po vonohen, që do të thotë se zjarret mund të vazhdojnë të digjen edhe gjatë muajve të dimrit.

Ndërsa autoritetet po përballen me zjarret masive, republikanët dhe demokratët kanë këmbyer akuza për situatën. Republikanët, përfshirë Presidentin e zgjedhur Donald Trump kanë akuzuar udhëheqjen demokrate të Kalifornisë dhe Los Anxhelosit për keqmenaxhim të situatës, ndërsa demokratët kanë akuzuar rivalët e tyre se po shfrytëzojnë tragjedinë për qëllime politike. /VOA/

fire US
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.