TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Përlotet Chiara Ferragni, Fedez i bën dedikim mes koncertit

23:59 / June 29, 2022

Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker, ja nga cila sëmundje vuan ai

23:46 / June 29, 2022

Në lidhje me Mozzik? Kiara Tito reagon sërish: Më thonin si ia bëre këtë Loredanës

23:39 / June 29, 2022

Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim kundër lisë së majmunit

23:31 / June 29, 2022

Një tjetër bashkëpunim me Albërije Hadërgjonajn? Ja çfarë paralajmëroi Beatrix Ramosaj

23:26 / June 29, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

“10 vite më parë ndiheshe kriminel”/ Të dënuarit për marijuanë, përparësi në shitjen e kanabisit

17:20 / June 23, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tahir Johnson dhe shoku i tij Jon Dockery janë arrestuar disa herë për posedim të marijuanës. Por tani, ata do të jenë ndër të parët, që do të kenë mundësi ta shesin atë në mënyrë të ligjshme, mundësuar nga një program i krijuar nga Komisioni Rregullator i Kanabisit në Nju Xhersi. Një nga kërkesat e programit është që aplikuesi për licensë, të ketë kryer në të kaluarën shkelje ligjore që lidhet me kanabisin. Por, jo të gjithë e mbështesin idenë, që ish të dënuarit të përfitojnë nga kjo mundësi.

Tahir Johnson dhe Jon Dockery së fundmi morën 2 nga 11 licensat e reja për përpunimin dhe shitjen e kanabisit në Nju Xhersi. Në të kaluarën, dy shokët janë dënuar për posedim të marijuanës, prandaj patën përparësi në aplikimin për licensë, sipas një programi të ri të kanabisit në këtë shtet amerikan.

“Kjo është diçka e madhe. Jam mirënjohës për mundësinë që të shes marijuanë në mënyrë të ligjshme”, thotë Tahir Johnson, ndërsa viziton një fermë që kultivon kanabis.

“Ndoshta 10 vite më parë, ndiheshe si kriminel të shkoje në një vend si ky. Është ndjenjë e mrekullueshme”, thotë i licensuari tjetër për shitjen e kanabisit, Jon Dockery.

Ata janë arrestuar disa herë për posedim të marijuanës. Një raport i Bashkimit Amerikan për Liritë Civile (ACLU) thotë se afrikano-amerikanët kanë pothuajse katër herë më shumë shanse sesa të bardhët të arrestohen për përdorim të marijuanës, pavarësisht përdorimit pothuajse të barabartë.

“Më duket se për herë të parë jam kapur me marijuanë në moshën 19 vjeçare. Kjo më pengoi më vonë në jetë që të gjeja një punë. Ndoshta tani, të rinjtë që kapen me dy ose tre gramë në moshën 19 ose 20 vjeçare, nuk do të kenë vështirësi të punësohen dhe gjejnë mundësi”, thotë zoti Dockery.

Shteti i Nju Xhersit ka vendosur që t’u japë një mundësi të dytë atyre që janë dënuar në mënyrë disproporcionale sipas ligjeve të mëparshme për kanabisin.

“Synimi ynë është që të përmirësojmë ndikimin negativ social, kur kanabisi ishte i ndaluar. Ishte e rëndësishme që të ndihmojmë personat që janë prekur më shumë, të kenë më pak pengesa në aplikimin për një licensë biznesi me kanabis”, thotë Ëesley McËhite nga Komisioni Rregullator i Kanabisit në Nju Xhersi.

Jo të gjithë pajtohen me këtë mundësi të dytë për personat e dënuar në të kaluarën për marijuanë.

“Sigurisht, të vësh parakusht një denim në të kaluarën dhe të shpërblesh një vepër kriminale, duket pak qesharake. Nuk ka nevojë të jetë një faktor përjashtues, por ta vësh si parakusht, nënkupton të shpërblesh dhe inkurajosh veprimtarinë kriminale”, thotë Patrick Phelan nga Shoqata e Shefave të Policisë së Nju Jorkut.

Megjithë kundërshtimet, 20 shtete amerikane, duke përfshirë Nju Jorkun, kanë legalizuar marijuanën. Nju Jorku ka caktuar një fond prej 200 milionë dollarësh, një pjesë e të cilit do të përdoret për të ndihmuar të dënuarit për vepra që lidhen me marijuanën, që të hapin bizneset e tyre të kanabisit.

“Ne që jemi arrestuar për kanabis dhe që jemi prekur nga koha kur kanabisi ishte i ndaluar, po përpiqemi të gjejmë një mundësi. Tani jemi pjesë e tregut të ligjshëm dhe përfitimeve nga ai”, thotë Tahir Johnson.

Ndërsa disa shqetësohen se programi shpërblen padrejtësisht sjelljen kriminale, të tjerë besojnë se ai u ofron pakicave një shans të barabartë për të përfituar nga kjo industri në rritje./ Voa

marijuane
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim kundër lisë së majmunit

23:31 / June 29, 2022

Panik dhe frikë në bord, anija “Norwegian Sun” godet një ajsberg

22:46 / June 29, 2022

Athinë/ Shqiptarët shpëtojnë foshnjën që po e mbyste babai

22:42 / June 29, 2022

Kosova i vendosi Serbisë reciprocitet për letërnjoftimet, kërcënon Vuçiç: Përgjigja jonë do të jetë vdekjeprurëse

22:36 / June 29, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Ia ‘inauguruan’ me tritol/ Si u sulmua hoteli i Muratit dhe një vit më parë ?

23:18 / June 29, 2022

Sociologu: Duhen mbështetur gratë për abortin. Nënkryetarja e Bashkisë: Ça borxhi kam unë…?

23:12 / June 29, 2022

Eksploziv hotelit në Sarandë për herë të dytë, zbulohet kush është pronari 

23:01 / June 29, 2022

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, informacionet e para për ngjarjen

22:57 / June 29, 2022
Te fundit

Përlotet Chiara Ferragni, Fedez i bën dedikim mes koncertit

23:59 / June 29, 2022

Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker, ja nga cila sëmundje vuan ai

23:46 / June 29, 2022

Në lidhje me Mozzik? Kiara Tito reagon sërish: Më thonin si ia bëre këtë Loredanës

23:39 / June 29, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.