Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

10 vite më parë/ Si u vranë 4 policët nga Dritan Dajti

10:14 / August 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetë vite më parë një ngjarje e rëndë u shënua në Durrës, ku katër efektivë të policisë humbën jetën pas një operacioni ku duhej të arrestohej Dritan Dajti.

Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feska janë policët që ranë në krye të detyrës e që sot janë Dëshmorë të Atdheut.

Sipas dëshmive të kohës të policëve që kanë marrë pjesë në operacion por edhe shefit të tyre Arian Muça, ka qenë drejtuesi Festim Xhani që ka urdhëruar të kryhet ndërhyrja sapo kanë parë makinën e tipit “Tuareg” me ngjyrë të errët dhe me targa të huaja “CR 535 FR” që është parkuar poshtë banesës ku prej disa kohësh fshihej Dajti. “Ka qenë vetë Festim Xhani që është afruar tek dera e parë e pasagjerit ku e ka hapur dhe ka kërkuar nga Dajti të dalë nga makina me fjalët “Policia, dorëzohuni”. Në atë moment Dajti ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Xhanit duke e goditur me një plumb në kokë.

Më pas është kthyer në krahun e majtë të tij tek dritarja e pasme ku agjenti Saimir Duçkollari me xhupin e veshur me mbishkrimin “Policia” po kërkonte të dilte, në atë moment ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur. Pasi ka vrarë Xhanin e Duçkollarin, Dajti ka dalë nga makina dhe ka qëlluar në drejtim të agjentit Altin Dizdari që po e lidhte shtetasin Ledion Mare, nga të shtënat të dy kanë gjetur vdekjen. Më pas, Dajti është drejtuar për nga plazhi ku ka qëlluar në shpinë agjentin Kastriot Feska i cili po tentonte të prangoste personin e katërt që ka mundur të ikë pastaj.

Në kohën që Dajti po largohej ka qëlluar në drejtim të adoleshentit me inicialet F.S. i cili ia ka prerë rrugën dhe më pas ka tentuar të ndërrojë karikatorin e pistoletës “Glock” ku është qëlluar nga agjentët e tjerë duke e neutralizuar dhe më pas i kanë vënë prangat”-thuhet në dëshmitë e agjentëve që u administruan në dosjen hetimor ndaj Dritan Dajtit.

Sot në nderim të tyre organizohet një ceremoni përkujtimore nga Policia e Shtetit.

dritan dajti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.