Sot, bëhen plot 10 vjet nga nisja e grevës së urisë së Partisë Socialiste në bulevard, e cila startoi më 30 prill 2010 deri në 19 maj 2010.
Opozita e asaj kohe, me në krye Edi Ramën, vinte në qendër të kauzës së saj transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, si dhe hapjen e kutive të votimit. Maxhoranca asokohe, me kryeministër Sali Berishën, e kundërshtoi dhe e konsideroi atë kërkesë kërkesë si një precedent negative dhe sfidë ndaj vendimit të gjykatave.
Ndërkohë sot, teksa bëhet plot një dekadë nga kjo grevë qendrestare, asnjë nuk e kujton, madje as vetë kryeministri Rama që foli për “sakrificat sublime” gjatë asaj kohe.


