Moti i keq ka mbërthyer Spanjën, ku rrugët janë kthyer në lumenj.
Një fëmijë është shpëtuar pasi u kap për tetë orë në një pemë për t’i shpëtuar rrëshqitjeve të dheut, të cilat kanë marrë jetën e pesë personave. Familja e djalit po qëndronte në shtëpinë e tyre të pushimit në Aldea del Fresno, në perëndim të Madridit, kur stuhia goditi vendin të dielën.
Të frikësuar nga përmbytjet e shpejta, ata hipën në makinën e tyre të dielën vonë mbrëma, por shumë shpejt u përfshinë nga ujërat. Djali u gjet, i pisët dhe i mavijosur, por fatmirësisht i gjallë, të nesërmen në mëngjes, ashtu si nëna dhe motra e tij. Babai i tij është ende i zhdukur.