Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vizitoi Salianjin, Berisha tregon çfarë bisedoi me të në burg

14:57 / January 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1736430715xberisha 0012 frame 754 654
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha, vizitoi këtë të enjte në burg ish-deputetin e burgosur në këtë institucion, Ervin Salianji. Pas takimit, Berisha foli për gazetarët duke u shprehur se Salianji po mbahet në burg pasi goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë.

“Deputeti i Kuvendit dergjet, vuan dënimin, vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, qytetarëve, detyrën e tij, obligimet e tij, duke denoncuar në atë kohë klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës. Salianji bëri publik inxhizimin e një gazetari guximtar në të cilin faktohej se Agron Xhafaj, me tre emra, drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë.

Agron Xhafa kishte dy vëllezër, një vëlla nga gjaku Fatmir Xhafën dhe një vëlla nga morali, Olsi Ramën. Meqenëse, Salianji goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë u vërsulën kundër tij me të gjitha mjetet e mafies dhe sot ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë. Në vend të tij duhet të ishte Edi Rama”.

Nga ana tjetër ai tregoi sesi e gjeti Salianjin në burgun e Fierit dhe çfarë diskutoi me të. “Natyrisht që njeriu që kufizohet nga liria nuk mund të mos jetë një situatë e papranueshme, për ndryshe vendosmëria e tij në këtë betejë është e plotë. Biseduam për vazhdimin e betejës sonë dhe kjo betejë do të përfundojë vetëm kur Fatmir Xhafaj dhe klani Rama të marrin dënimin konkret”, u shpreh Berisha.

Berisha Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.