Edhe pse vetëm 10-vjeçe, Hana Bushati ka lexuar deri më tani rreth 250 libra, një numër tepër i lartë duke marrë parasysh moshën dhe pasionet që kanë shumë prej bashkëmoshatarëve të saj jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë.
Edhe në këtë periudhë të vështirë karantinimi, Hana ka preferuar që ta shfrytëzojë për pasionin e saj më të madh, leximin e librave të rinj.
Madje, 10-vjeçarja me vullnet të hekurt ka shkuar edhe më tej, duke vendosur që të hapë një kanal në youtube “Hana mbi libra” që modelin e saj ta ndjekin edhe shumë bashkëmoshatarë.
Nëpërmjet kanalit të saj në youtube Hana komunikon me fëmijët e tjerë dhe ju tregon përmbajtjen e librave që ka lexuar.
“Kur lexoj një libër gjithmonë më duket që futem në botën e tyre, jetoj në qytetin e personazheve. Sa herë që lexoj një libër të ri, më duket më i bukur nga të gjithë librat që kam lexuar më parë”, shprehet Hana Bushati.
Kanali “Hana mbi libra”
