Pas ceremonisë së mbajtur në sallën e Hartave në kryeministri ku viktimat e 21 janarit u shpallën Dëshmorë të Atdheut janë mbajtur homazhe në vendin ku u vranë Ziver Veizi, Hekuran Dedaj, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.
Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit ka mbajtur homazhe përkujtimore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.
