As helikopteri i ushtrisë dhe as 100 forcat e angazhuara sot, nuk i kanë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në zonën pyjore të Madheshit, Njësia Administrative Ulëz, në Bashkinë e Matit. Burime për ”Tirana News” pranë Shtabit të Mbrojtjes Civile Mat, pohuan se këtë të mërkurë që në orët e para të mëngjesit janë angazhuar më shumë se 100 forca të ushtrisë, zjarrëfikësve, policisë së rendit dhe bashkiake, punonjës të bashkisë Mat dhe forca vullnetare. ”Janë përshkruar nga zjarri mbi 50 hektatë, kryesisht me dushqe, shqopë, dëllenjë e shkurre të tjera. 6 vatra janë ende aktive. Ato rrezikojnë fshatrat Stojan e Madhesh. Po ashtu era e fortë mund të përhapë zjarrin drejt pyjeve të lartë, me pisha”, thanë zyrtarë të Bashkisë Mat.
Postime te ngjashme
Add A Comment
