Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

100 kuota në Akademinë e Sigurisë, studentët e ekselencës do të inkuadrohen në Policinë Kriminale

12:04 / August 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1692006773 rominakuko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej disa ditësh kanë nisur aplikimet e të rinjve, që njihen si studentët ekselentë, për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë. Policia e Shtetit ka përcaktuar kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë në bazë të nevojave të drejtorive vendore në qarqe. Numri total i kuotave të pranimit, për këtë vit, është 100. Këta 100 të rinj që do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë, janë pjesë e grupit që do të quhen “të ekselencës”, pasi ata duhet të plotësojnë disa kritere dhe vijnë nga degët:

  • jurisprudencë, ekonomi ose IT;
  • mesatarja 8 e lart në të dy ciklet e studimit, pra bachelor dhe master;
  • gjuha angleze.

Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko në një deklaratë për median njoftoi dhe se kishte nënshkruar një marrëveshje me Universitetin e Tiranës, e cila synon që:

  • të nxisë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe standardeve etike të nëpunësve, të ministrisë dhe policisë së shtetit
  • të kontribuojë në rritjen cilësore dhe sasiore të kapaciteteve mësimdhënëse dhe kërkimore të Akademisë së Sigurisë si institucion i lartë i formimit akademik të Policisë së Shtetit.

Në përfundim të ciklit të përshpejtuar të studimeve, (rreth 1 vit), këta studentë do të inkuadrohen në radhët e Policisë Kriminale, për të fuqizuar goditjen ndaj krimit ekonomik, kibernetik etj. Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë të ndara sipas nevojave të strukturave të Policisë në nivel vendor në drejtoritë respektive:

17 kuota në qarkun Korçë;
5 kuota në qarkun Berat;
8 kuota në qarkun Fier;
13 kuota në qarkun Vlorë;
16 kuota në qarkun Gjirokastër;
13 kuota në qarkun Shkodër;
16 kuota në qarkun Kukës;
12 kuota në qarkun Dibër.

Pas përfundimit të konkurrimit, renditja e aplikantëve fitues sipas rezultateve të arritura do të bëhet në nivel qarku ku ata kanë aplikuar, në bazë të kuotave të shpallura për konkurrim. Detajet e plota gjenden ne ëebsitin e internetit dhe gjithashtu ne te gjitha rrjetet sociale te Ministrise se Brendshme.

Akademia e Sigurisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.