Më 21 janar 1920 u themelua dhe Parlamenti Shqiptar, dhe në kuadër të 100-vjetorit të saj Kuvendi ka parashikuar një sërë aktivitetesh.
Përkujtimi do të nisë në Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes, ku do të mbajë fjalën e tij dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Pjesë e aktiviteteve do të jenë dhe Ditët e Hapura të sallave të seancave plenare për qytetarët.
KALENDARI
Kalendari i aktiviteteve për 100-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar
Në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar do të zhvillohen aktivitetet si më poshtë:
21 janar, ora 9:30
Ceremonia në Shtëpinë e Kongresit në Lushnje.
Përshëndet Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.
21 janar, ora 11:30-12:00
Çelja e Ekspozitës dhe shfaqja e Dokumentarit “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.
Pallati i Kongreseve, holli para sallës së Albanologjisë.
21 janar, ora 12:00-13:30
Konferenca shkencore “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.
Pallati i Kongreseve, salla e Albanologjisë.
22 janar, ora 10:00-20:00
Ditët e Hapura te salla e seancave.
23 janar, ora 11:00
Faza finale e konkursit të shkollave të mesme të Tiranës dhe Lushnjes për interpretimin e fjalimeve të përzgjedhura parlamentare
