Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“11 juristë në shërbim të qytetarëve” / Gjonaj prezanton platformën e ndihmës juridike falas online: Ja procedurat

19:59 / April 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjonaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka prezantuar ndihmën juridike online ku pritet të përfitojnë mjaft qytetarë.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Gjonaj bëri me dije një shërbim të ri që do t’u ofrohet qytetarëve, në vijim të të gjitha masave të marra për lehtësimin e shërbimeve dhe ofrimin e tyre online.

Ajo u shpreh se gjatë kësaj periudhe është punuar lidhur me një shërbim tjetër online për aksesin e qytetarëve në drejtësi.

“Të gjithë qytetarët që merrnin shërbimin e ndihmës ligjore falas në qëndrat e ndihmës juridike të hapura nga Ministria e Drejtësisë, tashmë ato janë transformuar me qëllim që qytetarët të mund të marrin ndihmën ligjore online nëpërmjet platformës më te re juristionline.al. Kjo nismë e përbashkët me Fondacionin Shoqëri e hapur për Shqipërinë, vjen si një nevojë për ti garantuar çdo qytetari edhe në kushtet e lëvizjes së kufizuar dhe distancës fizike, aksesin dhe vazhdueshmërinë e shërbimeve ligjore, këshillave juridike dhe informimin per legjislacionin në fuqi. Tashmë edhe nga shtëpia, Ju mund të merrni ndihmën ligjore falas duke adresuar pyetje apo çështje në lidhje me probleme të ndryshme juridike çështje civile, administrative dhe penale”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë shtoi se të gjithë mund të kërkojnë ndihmë në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore, por edhe për të kërkuar ndihmën juridike dytësore për përfaqësimin në gjykatë më një avokat.

“Ndihma ligjore falas do t’ju jepet edhe për të këshilluar mbi të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor; Gjithashtu për t’ ju përgjigjur situatës të shkaktuar nga COVID-19 Ju mund të këshilloheni dhe informoheni lidhur me legjislacionin e miratuar ne kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. 11 juristët e angazhuar në këtë platformë janë në shërbimin tuaj çdo orë të ditës. Këta juristë janë pjesë e stafeve të qendrave të ndihmës juridike parësore të MD dhe të Klinikave të Ligjit në disa qytete si Durrës, Vlorë dhe Shkodër”, nënvizon Gjonaj ku shton se:

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.